Laçi bën goditjen e 4-të në merkato. Kurbinasit kanë huazur sulmuesi Anthony Okpotu nga skuadra e Difaa El Jadia. 24-vjeçari luan në rolin e sulmuesit të qendrës dhe do të jetë një përforcim ideal për trajnerin Prenga i cili kërkoi me ngul që ekipi i tij të përforcohej në repartin e sulmit.
Laçi në fund të sezonit do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në rast se do të bind drejtuesit. Një problem I zgjidhur tashmë pasi skuadra vuante gjetjen e golit dhe me ardhjen e nigerianit Okpotu problemet në këtë repartë mund të konsiderohen të mbyllura. Sulmuesi është gjithashtu pjesë e kombëtares nigeriane.
Poll