Labëria ka bërë një tjetër goditje të bujshme në këtë merkato janari. Pas firmosën me Donald Rrapon, skuadra vlonjate ka prezantuar edhe Eglentin Gjonin. Mbrojtësi ishte pjesë e Ulpianës në Kosovë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Drenicën, Kamzën dhe Laçin.
29-vjeçari rikthehet në futbollin shqiptar pas disa vitesh në Kosovë, ndërsa ka surprizuar duke firmosur në Kategorinë e Dytë. Labëria kërkon me çdo kusht ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe me këto dy blerje “big” do të tentojë të rivalizojë deri në fund Flamurtarin.
Postimi i Labërisë:
FC LABËRIA zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Eglentin Gjoni. Qëndër Mbrojtësi 29-vjeçar pas eksperiencave te Ulpiana , Drenica, Llapi , Laçi , Kamza , Farka dhe Vora do të jetë pjesë e Labëve në Kategorinë e Dytë. Gjoni i cili ka nënshkruar me Labërin sot është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Arlind Rustemi.