Futbolli në Shqipëri do të rikthehet pas një bojkoti 2 mujor, teksa radha është për Kupën e Shqipërisë. Partizani I Ilir Dajës do të presë Ilirinë, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin "Sopoti" të Librazhdit. Në kushtet kur në dy impiantet e kryeqytetit është rimbjellë bari I fushave, të kuqtë janë detyruar të shpërngulen në Librazhd.
Ndeshja e së dielës do të luhet në orën 13:30 dhe në të nuk do të ketë spaktatorë prej situatës së Covid-19. Kujtojmë se prej bojkotit dhe ngjeshjes së kalendarit në kampionat, turi I parë I Kupës do të zhvillohet me ndeshje teke.

Poll