Korabi ka goditur në merkato. Ditën e sotme skuadra dibrane ka bërë të ditur firmë me portierin Avernold Qyrani. 22-vjeçari ka qenë pjesë e Luftëtarit sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka qenë pa skuadër.
Qyrani ka firmosur për dy vite me Korabin dhe është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje. Pak ditë më parë, nga dibranët u largua Kadri Birja dhe Qyrani është zgjedhur si pasuesi I tij.
Postimi I Korabit:
Rikthet Qyrani pas një aventure 2-vjeçare në Superiore!
KF Korabi ka arritur marrëveshjen me Avernold Qyranin. 22-vjeçari ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me Korabin.Portieri më parë është aktivizuar tek skuadra e Luftëtarit.
Qyrani luan si portier dhe është një afrim me tepër vlera për objektivat e klubit.
Klubi i uron mirëseardhjen dhe suksese në vijim!
