Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Kontratë 2 vjeçare, Tërbuni firmos me ish-in e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT

Tërbuni ka prezantuar sulmuesin Albi Xhebrahimi. 25 vjeçari ka firmosur për 2 vite me pukjanët, që luajnë në Kategorinë e Parë sezonin që vjen. Pjesë edhe më parë e Tërbunit, mesfushori me tipare sulmuese kthehet në Pukë pas 5 vitesh. Më herët Xhebrahimi ka luajtur për Dinamon, Ilirinë, Korabin dhe Erzenin.

"Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka arritur marrveshjen me mesfushorin me tipare sulmuese 25 vjeçarin, #AlbiXhebrahimi duke firmosur për dy vite. Për Albin ky është një rikthim në Stadiumi "ISMAIL XHEMALI" Pukë pasi ka luajtur për ekipin tonë një sezon në vitin 16/17. Duke shpresuar se do të na ndihmojë në realizimin e objektivave duke dhënë maksimumin për fanellen tonë në çdo ndeshje, TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë #kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment. Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Albi", njofton Tërbuni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga