Klubi i Korabit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kapitenin Sokol Mziu për të vazhduar bashkëpunimin. Mesfushori kishte mbetur pa kontratë pas përfundimit të sezonit, teksa tashmë ka firmosur një të re 1-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për 1 sezon tjetër.
Kujtojmë që 34-vjeçari është pjesë e Korabit prej verës së vitit 2019 dhe shihet si lojtar i rëndësishëm për ekipin, eksperienca e të cilit vlen në Kategorinë e Parë.
“Sokol Mziu zyrtarisht pjesë e KF Korabit!
Klubi I Futbollit Korabi njofton rinovimin e kontratës me kapitenin Mziu. Mesfushori ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën e tretë që e lidh me KF Korabin për 1 vit me opsion edhe 1 vit tjetër.
I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!”, shkruan Korabi në rrjetet sociale.
