
Pablo Filipo Viera është lojtari më i ri i Pogradecit. Lajmin e ka bërë publik klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi Pablok ka luajtur në skuadra të ndryshme në Brazil, por edhe për Loko Vlatin në Çeki.
"KF Pogradeci njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 25 vjeçar . Pablo ka luajtuar në disa ekipe të shtetit brazilian dhe së fundmi ka qënë pjesë e Loko Vlatin në kampionatin Çek . Sulmuesi brazilian ka bindur stafin teknik dhe ka firmosur kontratën deri në fund të sezonit.Suksese Pablo!" - shkruan klubi.
Gjithashtu, janë siguruar edhe shërbimet e Endri Reçit, qendërmbrojtësit 21 vjeçar që ka luajtur për Kastriotin dhe Dinamon.
"Klubi i Futbollit Pogradeci me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me qëndërmbrojtësin 21-vjeçar . Reçi ka luajtur më parë me Dinamon dhe së fundmi ishte pjesë e Kastriotit në Superligë. Mbrojtesi do të jetë pjesë e liqenorëve deri në fundin e sezonit . Suksese Endri!" - Shkruhet në postim.
Pogradeci renditet në vendin e 13-të me 14 pikë.Synimi është ngjitja sa më lart në tabelë, e më pas do kërkohen të arrihen objektivat. Sfida e radhës për ta është ndaj Butrintit në shtëpi, e programuar të luhet me datën 22 janar.