Kamza prezantoi para mediave blerjen e parë të merkatos së janarit sulmuesin meksikan David Izazola. 27-vjeçari ka firmosur për një vit me klubin kamzali dhe do të jetë një alternativë shtesë për repartin sulmues.
Ai ka një eksperiencë të gjatë në Meksikë me skuadrat e UNAM Pumas, Atletic Morelos etj. Izazola është aktivizuar në Europë me Salamancën (Spanjë) dhe Budapest Honvedin (Hungari).
" Zyrtare
David Izazola firmos një kontatë për 1 vit e gjysmë me skuadrën tonë. Sulmuesi vjen nga Spanja ku është aktivizuar me ekipin e Salamancas.
FK Kamza".
Postimi i Kamzës