Harallamb Qaqi është lojtari më i ri i Kamzës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga periferia e kryeqytetit me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook".
Mbrojtësi vjen nga skuadra e Kukësit, ku nuk ka patur shumë hapësira dhe këshu është bashkuar me ekipin e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka.
Padyshim që 25 vjeçari është një përforcim me shumë vlera dhe do të jetë i dobishëm në skemat e teknikut për të arritur objektivin, mbijetesën në Superiore.
Kujtojmë që në të shkuarën, Qaqi ka qenë edhe pjesë e Partizanit, apo edhe Laçit në elitën e futbollit shqiptar.
Galeria fotografike ()
Poll