Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Ishin nën kontratë, Skënder GEGA largon 3 lojtarët e “padëshiruar”

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me Alija Krniç, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus. Gjithçka bëhet e ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Largimi i lojtarëve ishte i pritshëm sepse nuk bënin pjesë e planeve të trajnerit Gega. Të tre ndodheshin nën kontratë, por ndërprerja e marrëdhënieve mes palëve ka ardhur me konsensus.

“Njoftim i klubit!
FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Alija Krnić, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus. Pas mbylljes së sezonit, palët kanë arritur marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit.
FK Kukësi falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre”, shkruan klubi i Kukësit në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga