Tashmë është zyrtare Gentian Begeja nuk do të jetë më trajneri i Besës. Gjatë ditës së djeshme u përfol për largimin e tij nga skuadra dhe sot ka ardhur zyrtarizimi nga ana e klubit. Në krye të skuadrës është emëruar një emër i njohur si Gugash Magani i cili rikthehet të drejtoi Besën me objektivin Superligë. Klubi ka njoftuar në faqen zyrtare nënshkrimin me trajnerin e ri dhe falenderon Begejan për kontributin e dhënë.
ZYRTARE
Klubi njofton përfundimin e marrëveshjes me Gentian Begeja. Trajneri, i cili e drejtoi ekipin nga muaji Korrik deri në ndeshjen ndaj Orikumit , ka ndërprerë kontratën me konsensus me klubin.
E falenderojmë trajnerin për punën e mirë në krye të ekipit duke dëshmuar profesionalizëm dhe respekt ndaj ngjyrave të klubit dhe tifozave kavajas.
Njëkohësisht i urojmë suksese në jetën profesionale dhe atë private.
FALEMINDERIT PROFESOR BEGEJA