Ardit Hila mbyll aventurën e tij në Kosovë. Mesfushori u transferua në fillim të sezonit te Prishtina duke fituar edhe Kupën e sot ka deklaruar largimin e tij nga kjo skuadër. Me anë të një postimi në profiling e tij në Facebook, Hila tregon se nga sot nuk është më pjesë e Prishtinës.
"Pershendetje miq! Nga sot njoftoj se nuk do te jem me pjese e FC Prishtina .Kaloi nje vit i suksesshem si ai i fitimit te kupes se Kosoves.Falenderoj te gjithe pjestaret e klubit dhe shoket e ekipit,gjithashtu i uroj shume suksese ne eleminatoret e Europa League!
Me respekt Ardit Hila".
Prej ditësh flitet që Hila mund të jetë goditja e Kukësit në merkato pasi trajneri Skënder Gega e ka një nga lojtarët e tij të preferuar dhe kjo u pa sezonin e kaluar te Partizani.
