
Sulmuesi i Kosovës, Leotrim Kryeziu ka ndryshuar skuadër. 20-vjeëari u transferua sezonin e kaluar nga Drita te Lugano, ndërsa tashmë do të huazohet për një sezon te Chiaso në ligën e dytë zvicerane. Kryziu u aktivizua në ndeshjen miqësore ndaj Interit madje duke shënuar edhe gol.
Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Njoftimi nga sulmuesi: Ju njoftoj qe sot me dt.21.08.2019 dhe zyrtarisht kam mbyllur transferin time tek klubi i Chiasso(Challenge League)si huazim 1 vjeqar nga klubi im Lugano.
Me kete ne radh te pare dua te faliminderoj klubin e Luganos per kete mundsi, gjith ata qe me mbeshteten dhe mundsuan kalimin time te Chiasso gjithashtu dhe klubin time te ri Chiasso per besimin e dhen.
Shpresoj dhe besoj qe do te ndihmoj klubin me kontributin time qe te gjindemi sa me lart ne Challenge League.