
Inter nuk po ndalet në merkaton e verës. Pas nënshkrimit dje me Lukakun dhe Kristjan Asllanin është radha e portës për t’u përforcuar.
Andre Onana u bë zyrtarisht sot portieri më i ri zikaltër, duke u afruar me parametra zero nga Ajax. Kujtojmë se kamerunasi ka dalë nga të rinjtë e Barçës, për të vazhduar karrierën në Hollandë, për të luajtur deri sezonin e fundit te Ajax.
26- vjeçari shihet si pasuesi i Handanoviç, i cili tashmë 37- vjeç dhe me 1 vit të mbetur kontratë mund ta mbyllë pas rreth 10 vitesh te Inter.
Poll