
Ervis Caco është lojtari më i ri i Besës. Klubi kavajas ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit beratas. Përmes një njoftimi të shkurtër në kanalin zyrtar, bëhej me dije: "Ervis Caco, zyrtarisht verdhezi". Tashmë 29-vjeçari do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani për të vijuar punën për gjysmën e dytë të sezonit.
Kujtojmë që në dy fazat e para ai ishte pjesë e ekipit të Tomorit, me të cilin arriti të realizonte 1 gol në 12 ndeshje të luajtura. Më parë, Caco ka luajtur edhe për skuadrën e Luftëtarit. Ndërkohë në sezonin 2013-2014 ka pasur një aventurë të shkurtër te Tirana, por që nuk ka arritur të debutojë në asnjë ndeshje.
[gallery size="full" columns="1" ids="318072"]
Poll