
UEFA tashmë ka marrë vendim për dy ndeshjet e Europa League që ishin programuar për ditën e nesërme. Pas lajmit që Roma nuk do të udhëtojë drejt Sevillas dhe Getafe drej Milanos, UEFA ka vendosur të anullojë këto dy takime.
Duke parë gjendjen alarmante në Itali, tashmë është marrë vendim që këto dy takime të anullohen dhe të mos luhen siç ishin programuar. Në këto kushte edhe vetë UEFA është bindur të anullojë ndeshjet dhe tashmë Interi dhe Roma nuk do të luajnë sfidat e tyre në Europë.
Poll