Ariol Kaloshi është lojtari i ri i Flamurtarit. Është klubi vlonjat që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se është arritur marrëveshja me portierin e talentuar. Të tjera detaje nuk zbulohen.
Megjithatë përvoja e tij në Kategorinë e Parë do të ndihmojë kuqezinjtë për objektivin e madh, rikthimin në elitë. Në postimin e bërë në faqen zyrtare në facebook të Flamurtarit, shkruhej:
" Zyrtare :
Ariol Kaloshi eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Ariol
Mbiemri: Kaloshi
Datëlindja: 23 Dhjetor 1999
Pozicioni: Portier
Karriera :
2022 - Flamurtari F.C
2021 - 2022 KF Butrinti ( Shqiperi )
2018 - 2021 KF Lushnja ( Shqiperi )
2017 - 2018 KF Besa , KF Naftetari ( Shqiperi )
2016 - 2017 KF Tomori ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C".
