Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Finalja e Superkupës, UEFA prezanton ndryshimet në teknologji dhe arbitrat e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Finalja e Superkupës, UEFA prezanton ndryshimet në teknologji

Në Helsinki do luhet finalja e Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt. Për këtë sfidë që luhet më 10 gusht ora 21:00, UEFA ka lajmëruar arbitrat e ndeshjes dhe ndryshimet e reja që do aplikohen.

Kështu do përdoret një sistem gjysmë i automatizuar për pozicionet jashtëloje. Kjo risi do njoftojë në VAR për pozicionet jashtëloje më shpejt, duke lajmëruar më pas arbitrat në fushën e lojës. Gjithashtu i njëjti ndryshim do të përdoret dhe në fazat e grupeve të Champions League.

Më tej UEFA ka treguar skuadrën e arbitrave. Kryesor do jetë Michael Oliver nga Anglia, ndërsa ndihmës të tij janë po nga Anglia, Stuart Burt dhe Simon Bennett. Zyrtari i katërt është zgjedhur lituanezi Rumsas Donatas.

Në VAR do jetë skuadër që përbëhet nga dy polakë dhe një portugez, respektivisht si kryesor Tomasz Këiatkoëski dhe asistentë Bartosz Frankoëski bashkë me Tiago Bruno Lopes Martins.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga