Besa ka filluar me projektin e sezonit të ri. Verdhezinjtë janë pjesë e Kategorisë së Parë, ndërsa disa gjëra duket se do ndryshojnë për mirë në edicionin e ardhshëm.
Dje u zyrtarizua nga vetë klubi se trajneri Gugash Magani do jetë në krye të stolit. Te Besa janë treguar sërish aktivë, pasi ditën e sotme është prezantuar afrimi i Shaqir Jugut.
Mbrojtësi 22- vjeçar luan në krahun e djathtë dhe kontrata që ka firmosur është për 2 vite. Kujtojmë se sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit U21, për ta mbyllur më pas me Turbinën.