
Xhoel Plaku do të vijojë të jetë pjesë e Dinamos. Lojtari i Bluve ka rinovuar kontratën dhe lajmin e bëjnë të ditur në rrjetet sociale, të sapo ngjiturit në Kategorinë Superiore.
Mesfushori 20 vjeçar ka dhënë kontributin e tij edhe për ekipin e U17, apo edhe U19. Dinamo po punon fort për merkaton, ku përveç afrimeve që kanë qënë të shumta, ia ka dalë të mbajë në gjirin e saj edhe element të rëndësishëm.
"Xhoel Plaku rinovimi i rradhës FK Dinamo ka rinovuar me futbollistin 21-vjeçar Plaku, i cili është një produkt i akademisë dinamovite. Të rinjtë janë prioriteti i klubit dhe do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe besimin maksimal për të ardhmen" - shkruan klubi.
Poll