Tashmë është zyrtare, Igli Allmuça nuk do të jetë më trajner I Dinamos. Një gjë e tillë ishte lajmëruar disa ditë më parë, por drejtuesit nuk pranuan që trajneri të largohej. Por, ditën e sotme është konfiruar se Allmuca nuk do të jetë më në krye të skuadrës. 1 pikë në 4 javët e para janë shumë pak për një ekip si Dinamo që tashmë pas rezultateve negative duhet të gjejë edhe një trajner të ri pasi Allmuça është larguar zyrtarisht duke future skuadrën në një ''kaos". Njoftimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare.
Njofimi i Dinamos:
Zyrtare / Igli Allmuça largohet posti i trajnerit!
Klubi Dinamo e falenderon për kontributin e dhënë ne gjithë këto vite dhe i uron suksese në vazhdimësi!

Poll