Diego Simeone ka rinovuar kontratën e tij me Atletiko Madrid deri në 2024. Trajneri argjentinas e ka marrë drejtimin e skuadrës 10 vite më parë në 2011 e tashmë do të qendrojë te kampionët në fuqi të La Liga të paktën deri në 2024.
E ardhmja e tij ishte përfolur shumë pas mbylljes së sezonit, por sot Simeone ka firmosur kontratën e re dhe njoftimi është bërë nga vetë klubi spanjoll në rrjetet sociale. Tashmë dilemat për të ardhmen e tij marrin fund dhe “El Cholo” do të qendrojë në Spanjë edhe për disa sezone të tjera.