Bylis vijon të jetë shumë aktiv në merkato. Së fundmi, me ballshiotët kanë rinovuar kontratën edhe për 3 sezonet e ardhshme, dy nga talentet e klubit. Bëhet fjalë për Valentino Murataj dhe Marjo Bajramaj. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi mallakastriot me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook".
"Zyrtare! Dy nga lojtaret tane me te spikatur dhe dy nga talentet e klubit rinovojne edhe per 3 vite. Valentino Murataj dhe Marjo Barjamaj rinovuan sot, ka edhe te tjere pjese e projektit te klubit tone"!
Kujtojmë që Bylis këtë sezon është rikthyer në Superiore dhe projekti është i tillë që të mbeten në elitën e futbollit shqiptar, duke bërë kështu edhe surprizën. Megjithatë, gjithçka mbetet për t'u parë në fushën e lojës. Ndeshja e parë e Bylisit do të jetë ndaj Teutës në transfertën e stadiumit "Niko Dovana".
