Bylis vazhdon të përforcojë ekipin me elementë cilësore, duke parë që sezoni po shkon mjaft mirë. Janë 5 afrimet tashmë të bëra zyrtare sot nga klubi ballshiot. I pari është mbrojtësi që vjen nga Teuta, Silvester Shkalla. Nga Brazili kemi afrimin e Vicente De Paula, ndërsa nga Kategoria e Parë vjen Gonzales (Fc Oriku). Jo vetëm kaq pasi tashmë pjesë e skaudrës do jetë edhe Alaidin Sallaku. Për fund, kemi blerjen e Vasil Zhongo, që ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Dovedan.
Drejtuesit po punojnë edhe për shitjet, duke parë që tashmë skaudra është e mbingarkuar me futbollistë. Për momentin, po shikon mundësitë për ata që nuk kanë laujtur shumë ose fare. ''Surpriza'' siç duket, nuk mbetet te përformncat në Superiore, por edhe në merkato. Mbetet të shihet se sa shpejt do ambientohen me Bylisin futbollistët e rinjë.
