
Mbrojtësi i krahut, Arbër Shala është transferuar në formë huazimi në kampionatin shqiptar tek skuadra e Kamzës. Sot është arritur marrëveshja mes skuadrës së Dritës dhe Kamzës, ku Shala do të jetë pjesë e kryeqytetasve deri në fund të kampionatit.
Këtë e ka bërë të ditur, klubi i Dritës në një postim në rrjetin social "Facebook".
Kujtojmë që mbrojtësi ka luajtur më përpara në Superligë, tek ekipi i Laçit, në sezonin e shkuar. Ky është një sinjal edhe për Partizanin, për faktin se Kamza në këtë mënyrë "mbipopullon" mbrojtjen dhe mund të ketë të lirë "terrenin" për Hektor Idrizajn.
Poll