
Bayern Munich ka njoftuar se nga 1 korriku i këtij viti, trajner i skuadrës do jetë Julian Nagelsmann. Ka qenë vetë klubi bavarez që ka konfirmuar gjithçka, duke shuar aludimet. Trajneri aktual i RB Leipzig do kalojë te gjigantët e Bundesligës, duke zëvendësuar të dorëhequrin Hansi Flick.
Nagelsmann vjen pas suksesit te RB Leipzig, me trajnerin që e ka çuar skuadrën e vogël drejt sukseseve evropiane dhe vendit të dytë në Bundesligë. Tanimë Bayern Munich nuk ka humbur kohë, duke siguruar trajnerin e ri që premton sukses. Kujtojmë që nga Leipzig bavarezët kanë marrë edhe mbrojtësin Upamecano.
Julian Nagelsmann to join FC Bayern as head coach. Hansi Flick's contract will be terminated upon request. pic.twitter.com/tJBpXSiozu
—FC Bayern English (@FCBayernEN) April 27, 2021