
Osmane Dembele do të mungojë rreth 10 javë jashtë fushave të blerta. Sulmuesi francez i Barcelonës u dëmtua gjatë sfidës kundër ish-skuadrës së tij Dortmund duke braktisur takimin për shkak të dëmtimit.
Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e klubit spanjoll shkalla e dëmtimit si dhe koha e rikuperimit të tij. Klubi raporton se francezi vuan nga një dëmtim i muskujve të këmbës së djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për rreth 10 javë.
Poll