Erling Haaland ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League pas sezonit fantastik me Manchester City.
Sulmuesi norvegjez siguroi këtë çmim pasi shënoi 52 gola sezonin e kaluar për të ndihmuar Cityn të fitojë tripletën. Haaland në këtë garë mposhti Harry Kane, si dhe bashkëlojtarët e Cityt Kevin De Bruyne dhe John Stones, plus dyshen e Arsenalit, Bukayo Saka dhe Martin Odegaard.
Haaland shënoi 36 gola në sezonin e tij debutues në Premier League, duke thyer rekordin e gjatë të Andy Cole dhe Alan Shearer për gola 34 herë në sezonet 1993-94 dhe 1994-95, kur pati 42 ndeshje në vend të 38. Ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë Champions me 12 gola. Për më tepër, ai ndihmoi qytetarët të fitonin FA Cup dhe të bëhej vetëm skuadra e dytë në futbollin anglez që fitoi tripletën.
Sulmuesi i Cityt shënoi mesatarisht një gol çdo 77 minuta në Premier League sezonin e kaluar.