Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

ZYRTARE/ 8 muaj pa luajtur, Arlind AJETI prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 8 muaj pa luajtur, Arlind AJETI prezantohet te skuadra e re

Arlind Ajeti më në fund ka gjetur skuadër. Ish-mbrojtësi I Kombëtares shqiptare të futbollit, prej fundit të sezonit të shkuar nuk është aktivizuar në fushë, teksa sot ka firmosur zyrtarisht me Velje në ligën e parë daneze. Në ekipin e ri, Ajeti do të gjejë Behar Ramadanin, ish-lojtarin e Partizanit që prej disa sezonesh aktivizohet në Danimarkë.

Ajeti më herët ka pasur një të shkuar në Serinë A, teksa ka luajtur edhe me Torinon, Crotonen dhe Frosinonen. Kujtojmë se qendërmbrojtësi 26 vjeçar ka qenë pjesë e Shqipërisë në finalet e EURO 16 në Francë. "CV-ja e Ajetit flet vetë, edhe pse nuk është aktivizuar në gjysmën e dytë të vitit 2019. Shpresojmë ta rikthejmë në formën më të mirë fizike lojtarin. Është e qartë që 19 ndeshjet me Shqipërinë dhe 41 takimet e zhvilluara në Serie A, janë një shprehje e qartë e kualitetit të Arlindit", shkruhet në komunikatën e Velje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga