Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ 7 qershori dita e rinisjes për Kategorinë e Parë, klubi i Tërbunit mobilizohet: Nisim stërvitjen

Shkruar nga NEWSPORT

Me 7 qershor do të rinisë edhe Kategoria e Parë. Të paktën kështu është vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa tanimë është në dorën e qeverisë për të lejuar rinisjen e aktiviteteve sportive të pezulluara prej Covid 19.

Klubi i Tërbunit duket se është mobilizuar dhe përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se të hënën skuadra pukiane do të dalë në stërvitje.

“ZYRTARE: Kategoria e Parë do të vazhojë me datë 7 Qershor e vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit ⚽️ ndërsa ekipi ynë do të vazhdojë stërvitjen kolektive pas më shumë se dy muaj me datë 18 Maj. Ndeshja e ardhshme për ekipin tonë do të jetë në Rrogozhinë kundër Egnatias me datë 14 Qershor”, shkruhej në faqen zyrtare të klubit.

Postimi i klubit pukian
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga