Crotone ka shkarkuar trajnerin Giovanni Stroppa. Pas tre sezonesh në krye të kuqebluve, trajneri e ka paguar shtrenjtë humbjen me Cagliarin në Serie A. Tanimë klubi që mban vendin e fundit në Serie A do duhet të gjejë pasuesin e tij.
Me 18 humbje në 24 ndeshjet e këtij sezoni, Crotone është rrugës për t’u rrëzuar një kategori më poshtë. Shkarkimin e Stroppas e konfirmoi edhe vetë klubi.
“Klubi i Futbollit Crotone njofton se ka shkarkuar menaxherin teknik të ekipit të pare, Giovanni Stroppa nga pozicioni i tij. Kështu përfundon një udhëtim i bukur dhe intensiv që zgjati gati tre vjet , jo pa momente të vështira por kulmoi në shpëtimin e jashtëzakonshëm dhe akoma më shumë në promovimin e dytë historik në Serie A.
Presidenti dhe i gjithë klubi i urojnë më të mirën z. Stroppa dhe stafin e tij për vazhdimin e karrierës së tyre”, thuahet në njoftimin e Crotones.