Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ 3 vite me Teutën, durrsakët ndahen me mbrojtësin kampion: Derë e hapur për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT

Blagoja Todorovski dhe Teuta nuk do e vazhdojnë më tej bashkëpunimin mes tyre. Mbrojtësi i djathtë u afrua në verën e 2019-ës, ku kaloi 3 vite të paharrueshme, në të cilat fitoi kampionatin, kupën dhe 2 herë Superkupën e Shqipërisë.

Lajmi për ndarjen mes dy palëve u njoftua dje nga Newsport dhe gjithçka kishte mbetur vetëm për t’u konfirmuar. Todorovskit i ka mbetur një derë e hapur në të ardhmen, shkruan Teuta në rrjetin social Facebook.

Postimi i Teutës:
“Blagoja Todorovskit i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe mbrojtesi Blagoja Todorovski, i kan thën mirupafshim njëri-tjetrit duke i lën një dere të hapur për të ardhmen. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit fanela me nr. 17 për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion! Blagoja Todorovski" Shumë faleminderit klubit, presidentit dhe të gjithëve që ishin pjesë e këtyre tre viteve të mrekullueshme që kam luajtur këtu. Dua ta përfundoj këtë sezon me këto fjalë”, shkruan Todorovski mes të tjerash”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga