Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ 3 largime të papritura nga Skënderbeu, lojtarët firmosin me...

Shkruar nga NEWSPORT

Devolli nuk ndalet në merkato dhe ditën e djeshme ka bërë zyrtare 3 goditje të rëndësishme. Skuadra që drejtohet nga Stavri Nica i ka ''rrëmbyer'' 3 lojtarë ekipit korçarë.

 Bëhet fjalë për Flavio Demollarin, Ronaldo Isufi dhe Paolo Ivani. Zyrtarizimi është bërë në faqen e klubit të Devollit, por nuk dihet nëse lojtarët janë huazuar për të luajtur më shumë minuta apo janë transferuar përfundimisht te Devolli.

Postimi i Devollit:

ZYRTARE

DEMOLLARI ËSHTË AFRIMI I RRADHËS

Flavio Demollari është zyrtarisht pjesë e Devollit.Sulmuesi 19-vjeçar vjen nga të rinjtë e Skënderbeut , ku vjet arriti të shënonte 19 gola. Klubi i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese me klubin tonë.

ZYRTARE

ISUFI FIRMOS ME DEVOLLIN

Ronaldo Isufi firmos me Devollin.Qëndërmbrojtësi 19-vjeçar vjen si përforcim në repartin defensiv.Klubi i uron shumë suksese me fanelën e Devollit.

ZYRTARE

PAOLO IVANI ZYRTARISHT PJESË E DEVOLLIT

Mbrojtësi 22-vjeçar është përforcimi ynë i rradhes. Ivani vjen nga ekipi i Pogradecit. Klubi i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese me fanelën tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga