Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ 27 ndeshje me Kombëtaren, ish-mesfushori kuqezi zëvendëstrajner në Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT

Burim Kukeli, ish-mesfushori i Shqipërisë është zyrtarisht zëvendëstrajner i FC Wil në Zvicër. 37 vjeçari cilësohet nga klubi si pjesë e familjes, teksa ka kaluar vite në Superligën e Zvicrës, kryesisht me Zurich.

Gjakovari merr postin e ri pasi “vari këpucët në gozhdë”, duke nisur një detyrë jo të lehtë në Zvicër. Drejtori sportiv i Wil, Jan Breitenmoser mezi pret bashkëpunimin.

“Burimi mishëron profesionalizmin dhe personalitetin. Me përvojën e tij shumëvjeçare si lojtar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe me natyrën e tij kërkuese, ambicioze, ai do të jetë në gjendje t'i japë ekipit tonë shumë kontribut të rëndësishëm”, tha drejtori sportiv.  Burim Kukeli ka kontratë deri më 30 qershor 2023 në rolin e ri, teksa kujtojmë se me Shqipërinë ka zhvilluar 27 ndeshje duke qenë pjesë edhe e Euro 16.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga