
Zv/ trajneri i Teutës Klodian Dervishi, pas golit të shënuar nga Luftëtari ka replikuar me tifozët, në momentin që këta të fundit së bashku me lojtarët po festonin shënimin e golit. Humbja, si duket ka acaruar zëvendës trajnerin, duke çuar në kryerjen e veprimeve të pahijshme ndaj tifozëve.
Ai është kthyer nga tribuna dhe ka fyer tifozët. Kjo është kuptuar nga tifozët e Luftëtarit, të cilët kanë reaguar dhe i janë kundërvënë zv/trajnerit, që nuk e ka çuar më tej këtë debat, duke neglizhuar reagimin e tyre.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësua gjendjen e cila për një moment agravoi, por më pas nuk shkaktoi asnjë problem.
Poll