
Bledar Hodo ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Kastriotit. Skuadra durrsake ia doli të merrte 3 pikë në transfertën e vështirë krutane. Zëvend trajneri i Teutës foli për mikrofonin e Supersport, ku u shpreh:
“Mendoj që bëmë një ndeshje të mirë sot. Çunat treguan forcë gare. E kishim përgatitur ndeshjen me luftë të fortë sportive. Çunat dhanë maksimumin dhe dua t’i përgëzoj.
Golat e pësuar? Jemi skuadra e dytë pas Kastriotit që kemi pësuar më shumë gola. Kemi lënë mangët shumë gjëra në stërvitje vetëm për aspektin mbrojtës. Shpresojmë që të mos pësojmë më dhe të marrim rezultate pozitive.
Europa? Që këtë ndeshje, kemi ndeshje të rëndësishme kundër Laçit. Shpresoj që çunat të kenë këtë dëshirë. Me ndihmën e Zotit shpresojmë të arrijmë”.