Në prag të ndeshjes së Champions League-s ndaj Real Madridit, i ati i futbollistit të Kombëtares dhe Napolit, Gëzim Hysaj ka treguar të tjera vlera, të cilat ai i ka shpalosur në shtëpinë e madhe ku kanë qenë të pranishëm e gjithë familja Hysaj dhe disa miq. Nën shoqërinë e një oxhaku të madh, ai ka zgjedhur të bëjë diçka të veçantë, të pjekë gështenja për të gjithë, ashtu siç e do tradita.
Të gjitha kanë pasur vëmendjen tek ai, është quajtur “bosi” i mbrëmjes, pasi ka respektuar të gjithë miqtë e djalit të tij, duke kanë kaluar një mbrëmje të veçantë. Një kuzhinier i zoti, i cili ka treguar për të gjithë se tashmë po gëzon suksesin e djalit të ti, duke i bëra ballë të gjitha vështirësive që i ka sjellë jeta.
Gëzim Hysaj, si të gjithë, në vitet 90′ ka emigruar në drejtim të Italisë për të kërkuar një jetë më të mirë, për t’u larguar nga vështirësitë dhe problemet që kishte Shqipëria në këto vite. Ai ka punuar si murator për t’i siguruar të ardhura familjes dhe për të ndjekur pasionin e djalit të tij, Elseid Hysaj, i cili ta po shijon suksesin së bashku me familjen e tij.
Hysaj është aktivizuar fillimisht te Fiorentina,, më pas në moshën 15-vjeçare ai ka kaluar te Empoli dhe më pas i është bashkuar Napolit, ku vazhdon të luajë edhe sot, ku është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit për momentin.
Kjo është një nga ato historitë që mund të cilësohet si ëndërr, falë këmbënguljes së babait të futbollistit dhe talentit të 22-vjeçarit që ndoqi pasionin e tij, pavarësisht shumë vështirësive që ka pasur ai dhe familja e tij në fëmijëri.