Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zidane ''karikon'' Real Madridin: Duam të shkojmë deri në fund, e dimë që...

Shkruar nga NEWSPORT
Zidane ''karikon'' Real Madridin: Duam të shkojmë

Real Madrid ka një ndeshje mjaft të vështirë nesër mbrëma ndaj Manchester City, e vlefshme për Champions League.  Madrilenët kanë humbur 1-2 në takimin e parë, ndaj për të kaluar duhet një paraqitje e madhe. Trajneri Zidane ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp përpara këtij 90 minutëshi, ku shprehu dëshirën për t'i shkuar deri në fund këtij komepticioni. Diçka u tha edhe për lojtarë të veçantë si Hazard dhe Bale.

''Të gjithë lojtarët janë në formë dhe e kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje. E dimë se ndodhemi në disavantazh, por e kemi edhe një shans, kështu që jemi gati të zhvillojmë një ndeshje të madhe.Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por do të shohim një përballje të bukur midis dy ekipeve shumë të mira. Kjo është më e rëndësishmja. E kemi të qartë situatën tonë, e kemi humbur takimin e parë, por kanë mbetur edhe katër finale dhe duam t'i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni.Bale është futbollist i Real Madrid, asgjë nuk ka ndryshuar dhe e respektoj vendimin e tij. Shumë gjëra janë folur në lidhje me këtë temë, por mes nesh ekziston respekti që duhet të jetë mes trajnerit dhe një lojtari.

Kam biseduar me të privatisht dhe ai preferoi të mos merrte pjesë në këtë ndeshje. Kaq mund t'iu them, pjesa tjetër është mes tij dhe meje. Eden Hazard  ka pasur disa probleme fizike në fund të kampionatit, por tani ndihet mirë dhe është i mbushur plot besim. Ka qenë e vështirë për të të luajë çdo 2-3 ditë, por ka lënë pas krahëve problemet dhe shpresoj të fokusohet tek e ardhmja'' - pohon Zidane

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga