Prej kohësh kanë qarkulluar zëra se Zinedine Zidane mund të emërohet tekniku i ri Manchester United. Duke parë dështimin e kësaj jave ndaj Brightonit, laku sa vjen dhe po ngushtohet rreth Jose Mourinho, i cili po kalon një periudhë të vështirë në pankinën e “Djajve të Kuq”.
Portugezi mbeti i zhgënjyer me merkaton e klubit, i cili siguroi vetëm dy lojtarë këtë merkato: mbrojtësin Diogo Dolot dhe mesfushorin brazilian Fred. Mourinho kërkoi që të përforcohej qendra e mbrojtjes si dhe të gjendej një zëvendësues për Anthony Martial në rast se ai largohej.
Por një burim i klubit ka konfirmuar qëndrimin deri në fund të “Special One”.
“Përse na duhet trajner i ri kur nuk japim vend pune?” raporton BBC-ja.