
Ditën e djeshme Zinedine Zidane është rikthyer të jetë trajneri i Real Madridit. Menjëherë kanë filluar të qarkullojnë emrat të cilët do t'i bashkohen kampionëve të Europës gjatë merkatos verore. Pasyshim që një emër shumë i përfolur është edhe ai i Eden Hazard.
Në fakt, disa kohë më parë ka qenë vetë belgu, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë që të bashkohet me Real Madridin.
Gjithsesi në këtë mes ka një problem shumë serioz, pasi nëse Chelsea dënohet zyrtarisht ngë FIFA për të bllokuar merkaton në 2 sezonet e ardhshme, atëherë gjërat mund të komplikohen. Kësisoj, duhet të presim në vijim se çfarë mund të ndodhë.
Poll