
Skuadra e Arisit të Selanikut po planifikon reduktime në skuadër për pjesën e dytë të sezonit. Sipas medias greke "gazzetta.gr" 8 lojtarët e ekipit, ku bën pjesë dhe kapiteni i Kombëtares sonë Mërgim Mavraj po shqyrtohen për t'u lënë jashtë planeve të ardhshme të ekipit. Grupi i 4 lojtarëve të huaj, ku bën pjesë dhe qendërmbrojtësi kuqezi duhet të negociojë mbylljen me konsensus të kontratave respektive me klubin helen.
Megjithatë, pengesë e vetme është shuma e madhe që Mavraj merr në sezon. Pas rezultateve të dobëta (humbjet me Panetolikos 1-2 në kampionat dhe 3-2 Ergotelisin) ka acaruar presidentin Savvas Pantelidisin që ka dhënë urdhër për largim e katër futbollistëve. Edhe Mavraj ka marrë kritika të ashpra për paraqitjet e dobëta që ka bërë në këtë pjesë të parë të sezonit.