
Skuadra çeçene ku luajnë dy lojtarët shqiptarë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi është mposhtur në sfidën e kampionatit rus nga CSKA Moskë me rezultatin 3-0.
Si sulmuesi ashtu edhe mesfushori kuqezi e nisën ndeshjen si titullarë për Terek Groznin.
Por, Roshi u zëvendësua sapo filloi pjesa e dytë, duke qenë larg paraqitjeve të tij më të mira. Ndërkohë që Balaj e mbylli takimin në fushë, por pa mundur të shënojë për Terekun, ashtu siç ka bërë në ndeshjet e fundit me ekipin çeçen.
Poll