Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zgjedhjet e 25 prillit dhe paragjykimi nga tifozët, Teuta e vendit të parë dhe presidenti Armand Duka

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjedhjet e 25 prillit dhe paragjykimi nga tifozët, Teuta e vendit të

Në 25 prill të këtij viti do të mbahen zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur qeverinë që do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme. Tensioni është i pranishëm tek të gjitha partitë politike, ndërsa jashtë kësaj vorbulle nuk ka mbetur as futbolli. Stadiumet po përdoren për fushatat elektorale. Paralelisht skuadra e Teutës po shkëlqen në futbollin shqiptar.

E pikërisht në Durrës kandidon në këto zgjedhje vëllai i presidentit Armand Duka, Agron Duka. Edhe pse organika e "Djemve të Detit" është më e mira në kampionatin shqiptar, paragjykimet nuk kanë munguar. Mes njerëzve të sportit nën zë dhe mes tifozëve ka shumë aludime për fundin e këtij kampionati. Por është e rëndësishme të theksohet se drejtuesit e Teutës kanë hapur thesin në këtë fillim sezoni për të afruar lojtarët e duhur. Si gjithmonë në vendin tonë, çdo garë qoftë sportive ose jo, do të paragjykohet. Për bukurinë e futbollit shqiptar dhe për punën e bërë nga Edi Martini, këtë edicion Teutës është për t'i "ngritur kapelen". Politika? Sa më shumë larg sportit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga