Manchester United po përgatit një ofertë rreth 85 milionë eurosh për Harry Kane. Oferta do jetë e tipit 'Merre ose lëre” drejt londinezëve. Kane dëshiron kalimin tek United dhe është duke bërë presion vazhdimisht tek Spurs për të realizuar transferimin.
“Djajtë” do presin deri në fund të javës tjetër përgjigjen e Kane, në të kundërtën fokusimi do jetë tek synimet tjera me Randal Kolo Muani dhe Gonçalo Ramos në listë. Rasmus Hojlund do ishte transferim i veçuar pasi Ten Hag do dy sulmues këtë verë.
Megjithatë për kapitenin e Kombëtares angleze nuk do të jetë aspak e lehtë pasi në garë është edhe Real Madrid të cilët kërkojnë të zëvëndësojnë Karim Benzeman.
Poll