
Zëdhënësi për shtyp i Partizanit, Olsi Ranxhi, në një prononcim për newsport.al ka folur në lidhje me të vërtetën e 19-vjeçarit që u transferua te Kukësi. Ranxhi shprehet se Partizani nuk ka pasur kurrë interes për Albi Koldashin. Gjithashtu ai nuk kupton se pse drejtori i Kukësit, në çdo transferim të verilindorëve fut në garë edhe Partizanin.
"Dua të them që Partizani nuk ka pasur ndonjëherë interesim për Albi Koldashin. Nuk e kuptojmë se për se çdo transferim, drejtori i Kukësit përfshin edhe Partizanin në garë. Secili klub ka pasur strategjitë e veta në merkato, por për këtë 19-vjeçarin nuk kemi pasur kurrë interes", deklaroi Olsi Ranxhi për newsport.al.
Poll