Ditën e djeshme lojtari më i ri i skuadrës së Cardiff-it në Premier League është zhdukur në rrethana misterioze, pasi ka qenë duke udhëtuar me avion drejt ekipit të tij, nga ku do të fillonte edhe stërvitjen e tij të parë.
Gjithsesi, kërkimet për të vazhdojnë intensivisht dhe prestigjozja “Daily Mail” ka publikuar një mesazh zanor të lojtarit, pak momente përpara se ai të humbte kontaktet me të gjithë.
“Përshëndetje vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të krisur? Vëlla, jam vërtet i lodhur, isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra, dhe nuk po ndalen kurrë, nuk ndalen, nuk ndalen.Jam në një aeroplan që duket se po shkatërrohet dhe po shkoj në Cardiff, çmenduri, nesër veç fillojmë, kurse pasdite nisim stërvitjen, djema, në ekipin tim të ri. Si jeni njerëz, krejt mirë? Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një ore e gjysmë, nuk e di nëse duhet ta dërgoni dikë të më gjejë… Sa shumë frikë kam!”.