
Klubi i Partizanit i ka marrë masat për të vazhduar të qënurit në aktivitet edhe pas përfundimit të aventurës në Champions League. “Rrjeta.al” ka mësuar se të kuqtë do të udhëtojnë drejt Italisë ku do të marrin pjesë në një turne miqësor në mënyrë që futbollistët të vazhdojnë të jenë në aktivitet për t’u përgatitur sa më mirë për fillimin e kampionatit të ri në Kategorinë Superiore.
Plani për turneun miqësor është në fund të muajit korrik, por gjithçka mund të anullohet në qoftë se Partizani kualifikohet në përballjen ndaj Ferencvarosh.
Poll