Pas marrjes së pushimeve, mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti është larguar nga Shqipëria për të kaluar festat në Mal të Zi. Futbollisti ka marrë me vete dhe “princeshën” e tij, që e ka shoqëruar në këto ditë festash.
Pa ditë para fillimit të kampionatit, ai është rikthyer në Shqipëri, pranë familjes së tij, së bashku me partneren e tij. Në një foto të hedhur në “Instagram”, 32-vjeçari tregon për të gjithë, se destinacioni i radhës është Shëngjini, ku ai ka shkrepur një foto sërish pranë partneres së tij.
Qetësia që i ka dhënë renditja në tabelën e klasifikimit të ekipit të tij, duket se i ka bërë mirë mbrojtësit, që së fundmi është larguar nga Shqipëria, por vetëm për pushime dhe për tu rikthyer më pas normalitetit në Shqipëri.