Erling Haaland është mungesa e madhe e këtij Botërori, pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej. Megjithatë sulmuesi i Manchester City-it po shijon këto ditë pushimi me të dashurën e tij. Mediet në Angli kanë fotografuar çiftin duke dalë nga vila e lojtarit.
Një burim ka thënë për “The Sun” se lidhja mes tyre është mjaft serioze. “Duket se është mjaft serioze. Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për të parë Erling. Tani ajo është me të në Marbella”. Deri këtu gjithçka duket në rregull.
Por, ajo që kanë nxjerrë në pah mediet është mosha e bukuroshes. Isabel ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por kjo s’e ka penguar atë të lërë Norvegjinë për Erling Haaland. Në Instagramin e vet ajo shkruan se jeton në Manchester dhe është 17 vjeçe.
[caption id="attachment_668761" align="alignnone" width="1024"] E dashura e City-it, 17 vjece[/caption]