
Rimal Haxhiu është në optikën e klubeve të Superligës. Për 22 vjeçarin e Apolonisë interesohet edhe Dinamo e Tirana, me lojtarin e sulmit që nuk i "fsheh" ofertat. Haxhiu ka luajtur edhe me Partizanin B në 2018.
Me 30 ndeshje sezonin e fundit në Superligë, Haxhiu ka bërë paraqitje të mira teksa ofertat për të nuk mungojnë. Duket se Dinamo dhe Tirana do kenë derbi në merkato për lojtarin, që u bashkua me Apoloninë nga Luftëtari në verën e 2020. Në 2019 lojtari ka qenë pjesë e Blumenthaler dhe Bremer SV në Gjermani.
Poll